• Jeni një person privat.
Të organizosh festën është shumë thjesht : mjafton të vendosësh! Ditën e festës të gjithë të tjerët marrin pjesë në festën e përbashkët duke sjellë me vete diçka për të ngrënë ose për të pirë. Organizimi është thjeshtë dhe varet vetëm nga ju : ju e keni në dorë suksesin. Mos ngurroni të krijoni një grup me fqinjë të tjerë për të organizuar festën së bashku. Secili mund të japë ndihmesën e vet.
Vendi gjehet lehtë : oborri ose hyrja e pallatit, apartamenti juaj, kopshti i shtëpisë suaj private ose rruga, kur nuk keni hapësira të tjera. Për të organizuar festën, mund të shkarkoni modelin e afishes dhe të ftesave dhe t'i shpërndani ato tek fqinjët.
Mënyra e përdorimit :
- Ndjenjat :
Thjeshtësi dhe ngrohtësi. Afërsi dhe solidaritet.
Objektivi : Të reagojmë ndaj indiferentizmit dhe vetmisë duke i nxitur njerëzit të takohen me njeri-tjetrin.
- Mjeti :
Takim mes fqinjësh për të pirë një gotë dhe për të ngrënë diçka së bashku.
Data : E premte, 31 Maj 2024
- Aktorët :
Banorët dhe fqinjët e tyre.
- Vendi :
Pallati (oborri, hyrja ose një partament) shtëpia private (rruga, kopshti)
Pas festës, mos harroni të na dërgoni fotografitë që keni bërë.
• Jeni përfaqëuses i ndonjë shoqate :
Duke marrë pjesë në festë, bëhuni ambasadorë të festës së fqinjëve!
Ju ftojmë të mobilizoni anëtarët e shoqatës suaj dhe të organizoni edhe ju festën. Për të vepruar në këtë mënyrë, na kontaktoni.