PERMBAJTJA E FAQES BASHKITE / ORGANIZMAT QE MERREN ME STREHIMIN
Të gjitha njësitë vendore, organizmat e strehimit të Europë janë të ftuar të marrin pjesë në Festën e fqinjëve.
PERSE TE MERRNI PJESE?
• Keni në dorë një mënyrë qytetare për t’i mobilizuar banorët e qytetit tuaj.
• Mblidhini aktorët e njësive vendore rreth një projekti me vlera pozitive. (të zgjedhurit, banorët, shoqatat, këshillat e lagjeve, dyqanet pranë jush, mediat)
• Mund të angazhoheni kështu në një ngjarje mediatike duke krijuar një hapësirë takimi dhe ngrohtësie me të gjithë banorët, duke i tejkaluar vështirësitë dhe konfliktet e jetës së përditshme.
• I bashkoheni një projekti europian që do t’ju lejojë të shkëmbeni përvojën tuaj me qytetet binjake dhe me rrjetin e partnerëve tanë.
ROLI YNE ?
• Ne ju sjellim të gjithë logjistikën për ngjarjen (kitin për komunikim, guidën metodologjike, dosjen për shtyp, filmin video, etj...) si dhe asistencë telefonike të përhershme për t’ju ndihmuar hap pas hapi.
• E marrim ne përsipër promovimin në shkallë ndërkombëtare.
ROLI JUAJ ?
• Të riprodhoni mjetet e komunikimit që ne ju ofrojmë dhe i shpërndani ato.
• Të mobilizoni shoqatat, banorët, duke lehtësuar organizimin logjistik, duke marrë parasysh nismat e ndryshme dhe duke i vlerësuar si pjesëmarrësit në festë si nismat e tyre individuale.
SI TE MERRNI PJESE ?
Duhet të regjistroheni pranë zyrës së bashkërendimit të këtij aktiviteti në Paris dhe /ose pranë një zyre vendore ekzistuese për të zyrtarizuar pjesëmarrjen tuaj dhe për të përdorur lirisht emërtimin e festës.
Çmimi i anëtarësimit tuaj do të bëhet në varësi të numrit të banorëve. Shkarkoni dokumentin e regjistrimit për vitin 2008.
